Ironia e fatit/ Rrëzohet helikopteri ambulancë, më pas mjekut i bie nga dora zemra (Video)

U rrëzua në çatinë e spitalit të Los Anxhelosit një helikopter që po dërgonte një zemër në spital për të kryer një transplant.

Si për ironi të fatit, zemra i shpëtoi mrekullisht, por në momentin që mjeku po e fuste brenda në spital, i ra nga dora.

Për fat të mirë, zemra nuk u dëmtua dhe mjekët e përdorën më pas në operacionin jetik për personin që po priste të bëhej me zemër të re.

Pavarësisht përplasjes së tmerrshme, të tre personat që ishin brenda helikopterit, shpëtuan.

Kjo ngjarje, që ndodhi të premten u filmua nga kamera amatore, ku duket qartë helikopteri që rrotullohet në ajër për disa minuta dhe më  pas përplaset në çati.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet