Irani: Izraeli “dinak” qëndron prapa sulmit të tankerëve në Gjirin Persik

Emiratet e Bashkuara Arabe më herët gjatë kësaj jave thanë se katër tankerë të naftës kanë qenë “të sabotuar” jashtë brigjeve të Fujaira-s.

Një zyrtar i lartë iranian tha se vendi i tij beson se “Izraeli dinak” qëndron pas sulmeve të pretenduara më herët gjatë javës mbi katër tankerë të naftës në Gjirin Persik.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, zëdhënësi i Parlamentit iranian, Bahruz Nemati, tha se Parlamenti së fundmi ka diskutuar çështjen në një seancë të mbajtur me dyer të mbyllura.

Në kumtesën e përcjellë të hënën nga agjencia e lajmeve, Nemati ka thënë: “Ne besojmë që dinakët izraelitë qëndrojnë pas këtij incidenti”. Ai nuk dha sqarime.

Të dielën, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) tha se katër tankerë të naftës, në mesin e të cilave edhe dy anije saudite, u “sabotuan” jashtë brigjeve të Fujaira-s, njërës nga shtatë emiratet e EBA-ve.

Abu Dhabi zyrtar nuk fajëson ndonjë palë për sulmet e pretenduara, të cilat më pas u përshkruan nga ministri i Jashtëm iranian si “shqetësuese dhe për të ardhur keq”.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Sayed Abbas Mousavi, gjithashtu u bëri thirrje EBA-ve që të japin më shumë informacione për rrethanat e sulmeve sabotuese.

Zhvillimet e fundit vijnë sidomos pas tensioneve në rritje mes Iranit dhe SHBA-ve, pasi Pentagoni zyrtar më herët këtë javë njoftoi vendosjen e një grupi sulmues me bartës të avionëve në Gjirin Persik.

Pentagoni zyrtar arsyetoi lëvizjen detare duke i cituar “informatat e inteligjencës” rreth një sulmi të mundshëm iranian mbi interesat e SHBA-ve në rajon.

Teherani është përgjigjur duke kërcënuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, që është arteria kryesore për dërgesat globale të naftës që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet