Irani ekspozon dronët e konfiskuar të SHBA-ve, Izraelit dhe Britanisë

Irani ka ekspozuar dhjetë fluturake pa pilot të SHBA-ve, Izraelit dhe Britanisë së Madhe, të konfiskuara në periudha të ndryshme si dhe pjesë të Global Hawk, të rrëzuar muajin e kaluar.

Global Hawk është mjeti ajror më i përparuar pa pilot i përdorur aktualisht nga Forcat Ajrore të SHBA-ve. Global Hawk dhe dhjetë dronë të tjerë janë në ekspozitë në Panairin e Teheranit. Vizitorët gjithashtu mund të shihnin sistemin e mbrojtjes ajrore të Iranit, Hordad-3, i cili goditi dronin amerikan, raporton AA.

Ali Asgar Jaferi, drejtor i Muzeut të revolucionit dhe mbrojtjes iraniane, deklaroi se në panair janë ekspozuar dronë të SHBA-ve, Izraelit dhe vendeve tjera, të cilat janë konfiskuar derisa kanë qenë në funksion.

Komandanti Huseyin Selami deklaroi se është ekspozuar vetëm një pjesë e asaj që posedojnë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet