Irani dënon me vdekje spiunët e CIA-s

Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se 17 persona u dënuan për spiunazh për Agjencinë Qendrore të Intelegjencës (CIA) të SHBA-ve.

Siç raportoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, një zyrtar i intelegjencës iraniane ka theksuar se “vendimet për këto spiunë janë lëshuar dhe disa prej tyre do të ekzekutohen si korruptues në Tokë”, transmeton AA.

Zyrtari tha se më shumë detaje për spiunët e dënuar do të jepen më vonë.

Për raportin në fjalë, autoritetet amerikane ende nuk janë prononcuar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet