Irak, dhjetëra të vdekur nga rrëmuja në ceremoninë e Ashures (Video)

Badir tha se si pasojë e rrëmujës kanë humbur jetën 31 persona ndërsa 100 të tjerë janë plagosur, nga të cilët 10 janë në gjendje të rëndë.

Të paktën 31 persona e kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e një rrëmuje në ceremoninë e Ashures në qytetin e Qerbelasë në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, Seyf al-Badir, në një deklaratë me shkrim njoftoi se ka ndodhur një rrëmujë gjatë aktiviteteve për shënimin e Ditës së Ashures në qytetin e Qerbelasë.

Badir tha se si pasojë e rrëmujës kanë humbur jetën 31 persona ndërsa 100 të tjerë janë plagosur, nga të cilët 10 janë në gjendje të rëndë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet