Invalidi i UÇK-së publikon pamjet e rënda, i shkruan letër publike Ramush Haradinajt

Gjatë ditës së djeshme, Ramush Haradinaj ka dekoruar me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes sonë kombëtare bashkëluftëtaret e tij.

E një reagim i ashpër ndaj tij ka ardhur nga ish ushtari i UÇK-së i cili ka mbetur invalid, Frasher Oseku.

Ai ka publikuar pamjet e rënda të operacionit të cilit i është nënshtruar.

“Ndash me na bë nderë ushtarëve UÇK-së me kinse “dekorata” ndihmoj familjeve dëshmorëve. Ndihmoj familjeve të invalidëve. Unë edhe në Baballoq 8 muaj kam punuar në shtab, pa asnjë lek. Edhe në atë kohë refuzova pagën mujore që ishte 250 marka. Të pata thane jepi atë pagë time fam. Dëshmorëve”, ka shkruar Oseku.

Postimi i plotë:

Letër publike.

Sot pashë që Ramush aga kishte shpërndarë medalje ushtarëve UÇK-së.

Nëse ndonjëherë i “shkon mendja” kishe po më dekoroni mua një e di të them.

Ndash me na bë nderë ushtarëve UÇK-së me kinse “dekorata” ndihmoj familjeve dëshmorëve. Ndihmoj familjeve të invalidëve. Unë edhe në Baballoq 8 muaj kam punuar në shtab, pa asnjë lek. Edhe në atë kohë refuzova pagën mujore që ishte 250 marka. Të pata thane jepi atë pagë time fam. dëshmorëve.

Nëse don të vazhdosh të tregohesh kinse modest. Mos blej nuses Gucci, Prada, Versace çanta që kushton më shumë sa një pagë vjetore e një invalidi.

Nëse tash mbas 20 vite të ka ra ndërmend mi ndëruar ushtarët atëherë lej gjipat, vilat, e apartamentet gjithandej. Ndajë hallet me shokët luftës.

Nëse këmbëngul me na ndëruar.

Atëherë amoni të qoftë mos nënshkruaj falje tokave. Prano që je fushë për politik dhe vazhdo pumpati muskujt e vazhdo karrieren e sfiladave për muskuj.

Shëndet nga ish ushtari, invalidi UÇK-së

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet