Inspektorët në “gjumë”, produktet me vaj kancerogjen të palmës mbushin raftet e marketeve

Nuk është vetëm djathi në marketet e Kosovës, por janë më qindra produkte të tjera, të cilat qytetarët i përdorin çdo ditë e që kanë përmbajtje të vajit të palmës. Autoriteti Evropian për Sigurim Ushqimorë kishte konstatuare se vaji i palmës është kancerogjen.

Kësisoj maketet po vazhdojnë t’i mashtrojnë qytetarët e Kosovës duke i mbajtur këto produktet në raftet së bashku me produktet e qumështit.

Përkundër që ditë më parë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut, kanë inspektuar disa biznes për të parë nga afër se sa po respektohen vendimet për ndarjen e produkteve me përmbajtje shtazore dhe atyre me përmbajtje bimore. Një gjë e tillë nuk po ndodh, këto produkte po vazhdojnë të jenë  në të njëjtin raft më produktet e qumështit.

Lajmi.net mëngjesin e sotëm ka inspektuar tri markete të mëdha në Prishtinë, ku ka hasur në plot produkte, të cilat përmbajnë vaj të palmës e që janë të radhitura në raftet me produktet e qumështit.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në AVUK për të kuptuar nëse kanë kryer ndonjëherë analiza për efektet anësore të vajit të palmës që shkakton konsumi i gjerë në produkte ushqimore, pse nuk kanë kërkuar deklarimin e saktë të përqindjes së vajit të palmës në produktet ushqimore, po ashtu a i është bërë ndonjëherë analizë vajit të palmës për llojin dhe cilësinë, a është vaj palme industrial apo për konsum. Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje për më shumë së një jave pritje.

Më poshtë lajmi.net ju sjell disa prej produkteve që ka identifikuar në tri markete të Prishtinës, të cilat përmbajnë rreth 22 për qind vaj të palmës, që të njëjtat u ofrohen qytetarëve në raftet e produkteve të qumështit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet