Iniciativa e Osmanit në listë të përbashkët me VV-në

Iniciativa e Vjosa Osmanit do të hyjë në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të KOHËS. Këtë pritet ta zyrtarizojnë Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një konference për media e cila do të mbahet nga ora 13:30.

Ky burim i ka thënë KOHËS se pjesë e listës do të jenë 10 kandidatë për deputetë nga iniciativa e Vjosa Osmanit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi