Icardi i drejtohet tifozëve: Nëse nuk na doni kur humbasim, mos na doni as kur fitojmë

Interi u mposht në shtëpi nga Bolonja duke konfirmuar edhe njëherë momentin e vështirë që skuadra zikaltër po kalon.

Dy humbje në 2 ndeshjet e fundit në kampionat rëndojnë shumë, teksa rënia në vitin 2019-të ka qenë drastike.

Kjo situatë negative ka shqetësuar jashtë mase tifozët zikaltër, të cilët nuk i kanë kursyer vërshëllimat dhe kritikat për ecurinë zhgënjyese.

Ndërkohë pas disfatës ndaj Bolonjës, kapiteni Icardi, ka gjetur kohë për të “thumbuar” tifozët e Interit.

Ai postoi një foto në “Instagram” të skuadrës para ndeshjes ku shkruan: “Nëse nuk na doni kur humbasim, mos na doni as kur fitojmë”.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet