Icardi do ta vazhdojë kontratën brenda pak ditësh

Marrëveshja për rinovimin e kontratës mes Interit dhe kapitenit të skuadrës është shumë afër.

Deklaratat e orëve të fundit të Wanda Naras me sa duket fshihnin një detaj të rëndësishëm, rinovimi i Mauro Icardit me Interin duket se do të bëhet shumë shpejt.

Për të zhbllokuar këtë situatë të krijuar ka ndërhyrë drejtpërdrejt familja Zhang, njëherazi pronari Jindong si dhe presidenti Steven, për të ndarë termat e fundit financiarë me një ofertë prej 7 milionë eurosh në sezon, plus klauzolën e largimit që do të rritet duke shkuar në shumën e 180 milionë eurove.

Tashmë palët duket se janë afruar më shumë drejt marrëveshjes, aq sa nënshkrimi për rinovimin e kontratës së re të kapitenit Icardi duket thjesht si një formalitet.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet