Ibrahimi: Imami me veshje “kombëtare” në xhami nuk na bën më dijetar e as me patriot por tregon vakumin shpirtëror që kemi në vete

Një Hoxhë nga Drenasi, Kosovë ka zgjedhur që këtë vit ta falë namazin e Kurban Bajramit, i veshur me veshje kombëtare, gjest i rrallë që ka tërhequr vëmendjen shume qytetareve si dhe dijetareve mysliman ku shumica e tyre e konsideruan rastin si një degjenerim.

Për rastin ka reaguar edhe intelektuali dhe publicisti i njohur kosovar, Nexhat Ibrahimi.

Ibrahimi në “Facebook” ka shkruar se rastet e tilla tregojnë vetëm vakumin shpirtëror që kemi në vete.

Ja postimi i plote i Ibrahimit:

“KUJDES!
Çallmat e xhybet e stër/dekoruara, bermudet e këmishat dyçerekëshe në minber e mihrab, imami me veshje “kombëtare” në xhami, flamuri dykrerësh në minare ose në ballë te xhamisë, nuk na bëjnë as më dijetarë as më patriotë, por tregon vakumin shpirtëror që kemi në vete. Veç thashë!”

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet