Ibra reklamon fanellën e re të Milanit (Video)

Milani do ta veshë fanellën e re të Puma në ndeshjen kundër Cagliarit më 2 gusht, pasi e prezantoi zyrtarisht fanellën për sezonin 2020/2021.

Alessio Romagnoli, Hakan Calhanoglu, Theo Hernandez dhe Zlatan Ibrahimovic e kanë prezantuar fanellën e re në një video zyrtare të publikuar nga Rossonerët.

Paraqitja e sulmuesit veteran në video ka nxitur spekulime se 38-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në San Siro.

Theksojmë që Ibra ka kontratë me klubin italian deri në fund të sezonit, ndërsa akoma nuk është vendosur e ardhmja e tij.

Përkundër moshës që ka, prezenca e tij në fushë kur ka luajtur Milani ka ndikuar në mentalitetin e bashkëlojtarëve, prandaj shumëkush i ka sugjeruar klubit që t’ia vazhdojë qëndrimin.

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet