IAAP “Dituria” qendra ku në teori e në praktikë mësohet profesioni i furrtarit

Të gjithë kandidatët që e kryejnë me sukses programin për profesionin e furrtarit, program ky me standardet e Bashkimit evropian, i akredituar  në Ministrinë e Arsimit dhe në Autoritetin Kombëtar të kualifikimeve, punësohen edhe në vendet e BE-së pasi certifikatat janë të njohura ndërkombëtarisht.

 

Instituti “Dituria”, në Prizren lindi në vitin1992 si qendër për aftësimin e kandidatëve për punë në profesione të ndryshme, kur punëtorët u larguan dhunshëm nga fabrikat dhe u shtrua nevoja  për aftësime në profesione të ndryshme me qëllim të vetë hapjes së vendeve të punës. “Instituti Dituria nisi misionin e saj si qendra e parë e aftësimit profesional duke u shtrirë me aktivitetin e saj përveç në qytet edhe në pjesët rurale dhe sidomos ne aftësimin e vajzave në profesionin e rrobaqepësisë dhe floktarisë. Shumë të reja që e mësuan profesionin në Qendrën Dituria sot kanë bizneset e tyre me shumë punëtorë”. njofton për Gazetaere.com Bashkim Sylejmani drejtor i këtij Instituti. Pas luftës, në vitin 2000 Dituria u ri regjistrua si Institut për aftësim profesional dhe përkrahje të punësimit dhe aktualisht mision ka aftësimin profesional në profesione zejtare dhe inkuadrimin aktiv dhe me sukses në tregun e punës.IAPP “Dituria” pasi ka hartuar programin për profesionin e furrtarit me standardet e programeve të Bashkimit evropian është Institucioni i vetëm në nivel vendi i akredituar për këtë profesion në Ministrinë e Arsimit dhe në Autoritetin Kombëtar të kualifikimeve. “IAPP Dituria sipas programit të licencuar organizon sesionet mësimore teorike dhe praktike të aftësimit profesional për profesionin e furrtarit. Në pjesën teorike kandidatët marrin njohuritë e nevojshme rreth teknologjisë së prodhimit të miellit, për ujin si përbërës i rëndësishëm i prodhimit të ushqimeve, llojet e miellit, teknologjinë e prodhimit të bukës, përgatitjen e brumit, tharmimit të brumit, teknikat e gatimit, pjekjen dhe ruajtjen e freskisë së bukës. Ligjëratat teorike janë të rëndësishme në suksesin e gatimit të bukës dhe pjekurinave të llojllojshme por veç kësaj kandidatët përgatiten në pjesën praktike në laboratorin e IAPP “Dituria” gatuajnë bukën, por gatuajnë edhe lloje të tjera të gatimit” thotë për gazeta e re Betim Hoxhaj, ligjëruesi, ing. i teknologjisë ushqimore . Prizreni dhe sidomos Hasi njihet si Rajoni, banorët e të cilit në shumë vende të botës e ushtrojnë profesionin e furrtarit, dhe shumë nga këto biznese, punëtorët e tyre i aftësojnë në IAPP “Ditura”. Trajnimi në programin e licencuar dhe pajisja e këtyre kandidatëve me certifikata të njohura ndërkombëtarisht e bënë edhe më tërheqës këtë program, sepse kërkesat e mëdha, për shumicën e këtyre kandidatëve  garantojnë vendin e punës. Kndidatët pohojnë se jam pjesë e këtij program, sepse certifikata që i marrin njihen ndërkombëtarisht, ndërsa punën e kanë të garantuar prandaj prandaj i përkushtohen këtij profesioni, duke synuar në të ardhmen ta kenë biznesin e vetë.. Drejtori i Institutit Bashkim Sylejmani pohon se si obligim që rezulton nga korniza kombëtare e kualifikimeve edhe standardet e autoritetit kombëtarë të kualifikimeve si dhe raporti i vetë vlerësimit, parashihet edhe zgjerimi i programeve të licencuara. “IAPP Dituria, duke e hulumtuar edhe tregun e punës, po harton programe të reja, të cilat pritet të akreditohen në një të ardhme të afërt” tha ai.  Kosova është përplot me persona të rritur të cilët janë të aftë për punë, por janë të papërgatitur për tregun e punës, prandaj në këtë Drejtim IAPP “Dituria” të gjithë këtyre kandidatëve potencial u ofron aftësim profesional, pas të cilit ata janë të gatshëm për ta ushtruar profesionin apo për ta hapur një biznes të vogël, ku gjenerohen të ardhura./Gazetaere.com/

bashkimi-3bashkimi-1

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet