I vetmi ambasador i huaj në ceremoninë përkujtimor për 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës ishte ai i Turqisë

Në hapësirën e burgut të Dubravës dje është mbajtur tubimi përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre, nga vendi ku u maltretuan të mbijetuarit e kësaj masakre dhe familjarët kërkuan që autorët e krimit të vendosen para drejtësisë, transmeton Gazeta e Re.

Për të kujtuar dhe nderuar të rënët në këtë masakër brenda ambientit të burgut u hodh gurë-themeli i lapidarit ku do gdhenden emrat e të burgosurve të vrarë.

Të pranishëm në këtë manifestim, përveç krerëve shtetëror ishte edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar i cili ishte i vetmi ambasador i huaj që mori pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili tha se përfaqësuesit e institucioneve të vendit duhet të ndalet së vajtuari, por duhet të veprojnë që pra drejtësisë t’i sjellin autorët e gjenocidit serb në Kosovë.

Ndërsa Ish- të burgosurit që i mbijetuan këtij tmerri që zgjati rreth katër orë u shprehën të habitur se si deri më tani institucionet vendore nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Në anën tjetër, i pranishëm në këtë përvjetor  ishte edhe  francezi Sebastian Grikhu, i cili pas luftës kishte rolin e përfaqësuesit të Kryqit të Kuq, tha se është koha që krerët shtetëror të kërkojnë drejtësi për krimet e kryera nga Serbia.

Në ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës ka qenë në agjendë që të merr pjesë edhe Haradinaj por që vizita e tij është anuluar pa dhënë sqarime.

Ndryshe, masakra në burgun e Dubravës ndodhi nga data 19 maj 1999 deri më 22 maj, ku të vrarë mbetën 160 të burgosur shqiptar, kurse të plagosur mbetën mbi 300 ish të burgosur. Lidhur me këtë rast janë ngritur kallëzime penale në gjykatën e Qarkut në Pejë dhe po ashtu janë dhënë dëshmi të shumta por që deri më tani askush nga autorët e këtij krimi nuk është dënuar. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet