I shpërthen celulari teksa ishte duke folur, vdes 18-vjeçarja

18-vjeçare në Indi ka humbur jetën pasi celulari me të cilin ishte duke folur shpërtheu duke i shkaktuar plagë të shumta në gjoks dhe duar.

Vajza e identifikuar si Uma Oram e kishte vënë celularin në karikim teksa gjendej në shtëpinë e saj, në fshatin Kheriakani, në shtetin lindor indian të Odisha.

Adoleshentja kishte marrë një telefonatë nga një i afërm, me të cilin ishte duke folur pa e hequr celularin nga karikimi. Në këtë moment celulari ka shpërthyer duke i marrë jetën menjëherë 18-vjeçares.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet