I realizon ëndrrën studentes me aftësi të kufizuara, atleti grek ngjit majën e Olimpit me të mbi shpatulla

Marios Giannakou, 28 vjeçari grek kishte ngjitur majën e malit të Olimp-it për 50 herë me radhë.

Ngjitja e radhës në këtë mal do të ishte shumë e veçantë pasi bashkë me të ishte Eleftheria Tosiou, një 22-vjeçare me aftësi të kufizuara, me të cilën ai u takua në shtator.

Të dy u bënë miq dhe e reja i rrëfeu atij një nga dëshirat e saj: të arrinte Mytikas, majën e Olimpit dhe të shihte me sytë e saj panoramën nga mali më i lartë në Greqi.

Falë Giannakou-t , ëndrra e Eleftheria është realizuar, siç dëshmohet nga kjo foto emocionuese që Giannakou postoi në profilin e tij në Instagram.

I riu e shoqëroi foton me fjalët: “Nuk ka asgjë më të vërtetë se një ëndërr”.

Të dy arritën në Mytikas, më 9 Tetor. Ngjitja zgjati më shumë se dhjetë orë dhe u bë e mundur nga një çantë shpine e veçantë – e modifikuar për të lejuar që Giannakou të mbante Eleftheria mbi shpatullat e tij në siguri të plotë. Pasi arritën majën, të dy morën komplimente të shumta, ku nuk mungoi edhe ai i  Kryeministrit Grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet