Hyrja e parë e kafes dhe duhanit në Turqi dhe ne Shqipëri

Përgatiti: Nuridin Ahmeti

Në Shqipëri dhe vecanërisht nërshqiptarët një rëndësi të posacme për mikun që vjen, ka kafja e duhani dhe që dyja këto zënë një vend kryesuer në nderin që duhet t’I bëhet mikut.Kafja dhe duhani për në,është një problemë kryesuër që nuk ëshë studiuar hyrja e tyre ne pikpamje historike te cilën sot dua që të përshkruaj disa nga pikat kryesore te historisë së saj,se qysh u futën ne Turqi dhe në Shqipërië.

Islamisma është përgjithësisht feja që përmbledh të gjitha ceshtjet shoqërore,theollogji,si edhe rregullimim e sjelljevet dhe te zakonevet,mnyrën e dietës e të rrojtjes gjer n’ato vërejtjet e hetimetmë të holla e delikate të jetesës së njeriut.Që këtu pra rrieth dhe arsyeja nër Muslimanët që cdo shpikje e re ose mënyrë rrojtjeje për t’u pranuarë lipset të ekzaminohet që më parë dhe të provohet gjer në cpik barasohet a njesohet me frymën Islamismit dhe në qoftë se mund të lejohet ose jo.[1]

Ky examinim e provim bëhet prej Ulemavet si pas disa kanuneve të posacmë,që caktohen prej ligjit të shenjtë të Islamit(Sheriat),vepërimi I këti ekzaminimi quhet arebisht teshri,që domethën krahasim me Lgjin e Shenjt.

Historishkronjësi turk Ahmet Efendiu  Shpikjen e  kaffes ja ep dervishit Sheih Omer,prej grupit të Dervishvet të quajtur Shazeli,I cili për arsye pa bindjeje ish nxjerë jasht gripit (përjashtuar) dhe dërguar në arati (syrgjyn)me 1258,u aratisë në rrethet e Mokkas,në vendet shkret malësore,atje I aratisur dhe duke mos gjetur ushqim,u mejtua te përdori kokrat e nji peme,që gjendesh me shumicë nëpër ato vise,mundi kështu për tre ditë të tëra me anë të këtyre kokrave te kaffes të rojë,që e gjeti të kandëshme dhe shëruese kundra urisë.

Kur u rikthye në Teqe (kuvend) të tij u a tregojë shokvet këtë ngjarje,dhe ata deshën që t’a provojnë.Kjo gjë u përhap edhe në banorët e Mokkas të cilët dhe këta  e provuanë,duke e gjetur kaffen një pije të kandëshme dhe të shijëshme,dhe në një kohë të shkurtër përdorimi I kaffesë u bë I përgjithëshmë në banorët e Jemenit,dhe që këtu u përhap në vendet e ndryshme të Arabisë dhe më pasë ne Perisë,Egjyptë dhe në Syrië.

Në vitin 1555 në kohën e mbretërimit të Sulltan Sulejmanit dy Syrjan të quajturit Hukum e Shems,njëri prej Halepit e tjetri prej Shamit (Damasko)përhapën përdorimin e kaffes në Kostantinopol (Stanboll),duke hapur dy kaffenet e para në lagjën e qujtur Tahta Kule.në këto dy kaffe fillojë të mblidhet shumë gjindje,që prej oficervet të lartër,Bejler si edhe prej Ulemavet,që kalonin shumë orë për të thither kaffen dhe duke bisëduar të rejat e ditës.

Kjo gjë skandalizojë shumicën që nuk dinin si ta përshkruajnë e ta karakterizojnë në bazë të ligjit për dorimin e kaffesë,domethenë të lejushme ,dhe ca më tepër,kur se një pjesë e madhe e ulemavet ish dekleruar si kundërshtare e kaffes,duke e karakterizuar këtë si të pa lejushme dhe të ndaluarë prej Ligjit të shenjtë.

Me mjetimin e këtyre të fundëvet u bashkua edhe Muftiu I atëhershëm I konstantinopolit,Ebu Suud Efendiu,icili nxori (botojë) këtë fetva:

“C’do shujtje,që,për t’u përdorur(në ngrënje o pije),dhe që prishet (shkatërohet)që më parë prej zjarit e behet ne gjendje të thengjillëzuar,është e ndaluarë,pra dhe perdorimi I tij është kundra frymës së Islamizmës”.

Kjo fetva I habiti Ulemat që ishim anëtarë e të lejushmë për perdorimin e kaffes,po,kjo nuk kënaqi as kundërshtarët e mos përdorimit të kaffes për arsye se ish shumë I pa caktuar dhe nuk bazohesh në no një thënje prej teksit të Ligjit të Shenjtë.Po dhe kaffeja që të për doret si pije,kaurdisesh fjeshtësisht dhe nuk thëngjillëzohesh.Për këtë arsye kjo fetva nuk u vertetua me no një Irade Sulltanore.Bisedimi pra vijonte mbi lejimin ose jo të kaffes për një kohë të gjatë dhe në ket e ndermjete Kaffenet në Konstantinopol po dita  ditës,e në kohë të Sulltan Muratit të tretë kishin aritur gjer në gjashtqint.Në kohën e mbretërimit te këti Sulltani fitojë ajo pjesa e Ulemavet që ish dekllaruar kundra kaffes,dhe baras me këtë mjetim u botua një Irade Sulltanore dhe u mbyllën të gjitha kaffenet.Kjo gjë zemërrojë shumë gjith ata që ishin mesuar të pijin kaffenë,dhe bisëdimet  filluanë më me shumë nxehtësijë e passion.Nga dy palët dokumentohesh ceshtja.

të re,në të cilën vërtetonte se përdorimi I kaffesë në as një pikë nuk I kundërshtonte Ligjit të Shenjtë,po as që nuk rekomandohesh prej tij,dhe për këtë në vet—vehte për bënte një vepër të pa anëshme prej saj,për këtë lihet në dëshirën e lirë të c’do Muslimani që të bënjë ose jo përdorimin e kaffesë ,pa mos u kqyrurë përdorimi I tij si vepër e hirëshme ose që mekatënon.

Në bazë të kësaj fetvaje u botua një Irade e re Sulltanore që lejonte celjen e kaffevet.

Duke se edhe pas këtyre,vijojë edhe për shumë bisedimi nërmjet Ulemavet,dhe kështu gjejm ndalime të reja mbi kaffenë në bazë t’urdhëravet të dhena nga Sulltan Murati i IV-të.Bisedimet pushuan krejtë në kohë të Sulltan Ibrahimit të I-rë,I cili me një Irade Sulltanore lejojë rihapjen e kaffenevet dhe përdorimin e lirë të kaffesë.

Gjithë këto po thuaj ngjajten edhe në pordorimin e të tumosurit (duhanit).

Duhani (nikotiani)sic dihet hyri n’Europë pas sbulimit t’Amerikës.Në kohën e Mbretërimit të Sulltan Ahmetit të I-rë hyri në konstantinopol përdorimi I tymit,më 1665.Kjo gjë shkaktojë shumë bisedime nermjet të Ulemavet,për lejimin ose jo të tij, dhe mejtimet u ndanë serisht.

Në kohë të Sulltan Muratit të IV ngjan në Kostantinopel shumë zjarre,dhe llauzi këtë rrebesh ja ngjiti zemrimit hyjnuer dhe gjith atyreve që tymonin.U botua një Irade Imperiale që ndalonte dhe denonte gjith ata që tymonin,si vepër kundra Ligjit të Shenjtë.Po, me gjithë urdhërat ndaluëse përdorimi I duhanit po përhapesh me shpejtesi nërmjet gjithë shkallve shoqënore,më në funt si përdorimi i kafesë, gjithashtu edhe ay i duhanit u deklarua në pikpamje ligjore si një vepër e paanëshme përsa i përket Ligjit të Shenjtë, domethënë se përdorimi i duhanit u la i lirë në dëshir të Muslimanvet.

Këtu na del pyetja se cili ish i pari që solli përdorimin e kaffesë dhe të duhanit në Shqipëri?

Kësaj pyetje as njeri nuk munt t’i përgjigjet me siguri, se edhe dokumenta të sigurta nuk kemi, po do te kujdesemi të kënaqim këndusit tanë në këtë kureshti.

Konstantinopeli pas shtrimit të gjithë Shqipërisë prej Turqvet, morri prapë rëndësin që kish patur para kryqëzatavet për Shqipërin dhe para shkeljes së Turqvet në Ballkan, se atje ish qendra e Mbretit të Math, Pranduerit ose Babës së math sic e quanin shqiptarët e mocmë dhe shtëpitë ndreqeshin në mënyrën e Stambollit po në formë më të vogël, sic shihet edhe sot në shumë vise të shqipërisë, domethënë se këto ndaheshin në dy pjesa, në ate ku banonin gjithë meshkujt të brendëshmë dhe të jashtmë, ku ishin edhe zyrat e ndryshme (në rastë se familja ish bujare dhe aristokrate) dhe në atë të femravet. E para quhesh selamllëk (nga përshëndetja që bënin të huajt, të zotit të shtëpis kur vinin) dhe e dyta haremllëk ( nga fjala arabe <<harem>>) ku rinin gjithë femrat.

Nërmjet të këtyre të dyjavet gjendesh zapanja ose vendi i sherbëtorvet dhe i duaxhivet: në këtë pjesë ish edhe kaffe-hanneja. Në këtë kaffe-hane gjendesh Kaffexhibashi dhe cirakët. Posa që miku të vinte në shtëpi pas Selamit do t’i epesh cigari dhe pastaj do t’u ndahesh Kaffeja, bashkë me të riardhurin u epesh kaffe edhe gjithë të tjervet dhe kjo gjë përsëritesh disa herë me radhë; kështu që kaffeja u rënjos thellë bashkë me duhanin në zakonet mikpritjes shqiptare dhe zinte vendin e parë të nderimit. Edhe sot përdorimin e kaffes e gjenë dhe në atë skajën më të fundit të Malësisë dhe të fushës gjithashtu përdoret prej qytetarit e fshatarit, prej malsorit e fusharakut dhe zë vendin kryesor të gostitjes së miqvet.

Tani le të shohim se qysh u futë në shqipërië. Dimë se në kohrat e mesme shqiptarët vinin vullnetarë në ushtri dhe e kishin bërë për mjeshtri përdorimin e armëvet, kështu që i shohim në reshtat e ndryshme të ushtrivet të shtetevet të atëhershme dhe Muslimanët Shqiptar reshtoheshin në Ushtrinë Turke kurse te Krishterët në ushtërit Napolitane, Venecijane, Frenge, Spanjolle dhe Apsburge.

Në Ushtrin Turke, shqipëtarët lojtën një roll të mathë, dhe shumë prej syresh u ngjitën gjer në shkallët e gradat më të larta si edhe shumë u bënë Vezirë të mbëdhenjtë të Babi Alisë, që ndërmjet të tyre po shënojme disa prej tyre si: Ajas Pasha që fisvrillohesh prej Vlore i cili ish Vezir I Math ose Sadrazem (Kryeministër) prej vitit 1536-1539. Ky shkruajti edhe hronikat e Selxhukivet dhe të Osmanllivet.

Lutfi Pasha trashëgimtar në zyrë të Veziris së madhe pas Ajas Pashës që prej vitit 1539 e gjer më 1541, edhe ky auktor I nji historie të turqisë Sinan Pasha, i lindur në Dibër dhe i famëshmë për pushtimin e Jemenit. Pesë herë hipi në zyrë të Vezirisë së Madhe nërmjet të 1591-1596. Ferhat Pasha, dy her u bë Sadriazan në vitin 1591 dhe më 1595.

Gjithashtu të famëshmë u bënë Sadriazemët të dalë nga familjet e Kyprilivet të quajtur kështu prej një vendi të Anadollit Kypryli, po këta sic thuhet se fisvrilloheshin prei Tomorice, prej më të shëmuarvet janë këta: Kypryli zade Mehmed Pasha prej vitit 1656-1661, i biri këti Fazil Ahmet prej 1661-1676; Mustafa Pasha prej 1689-1691; Hysein Pasha prej 1697-1701; Nuëman Pasha më 1710 duke u siellë shërbime të mbëdha Imperatoris Ottomane. Gjithashtu  shqiptarë ishin edhe sadriazemët Mora Husein Pasha 1601-1603; Hasan Pasha 1622 që veziroj 21 ditë, Shqiptar ish edhe Vezirii fundit Ferid Pasha Vlora 1905.

Kur ka vizituarë Shqipërinë shëtitrari (botëbredhësi) Evila Celebiu, më 1662 dhe 1670 ka shkruar veprën e udhëtimëvet të quajtur <<Sejahatname>> (Libri I udhëtimëvet) që  pa dritën e botimit në Kostantinopol në 10 volleume, më thonë se e ka gjetur kafen me duhanin në përdorim.

Duket pra se kaffeja në Shqipërië u fut për të parën herë në kohë të Vezirit të Math Sinan Pashës 1580-1595 dhe të Vezirit Ferhat Pashës 1591-1595 dhe të Kyprilivet me anë të peshqeshevet që dërgonin në miqtë e tyre dhe farefisit që kishin në Shqipëri, po vecanërishtë përdorimi i tyre erdhi me anë të Spahivet që kur ktheheshin në Shqipërië sillnin edhe nga no një send të ri, për tu treguarë se dicka mësuanë. Po ata që e përdorë mirë në Shqipërië ishin Arnaut Sinan Pasha , Qeveritar i Vlorës, I vëllai I tij Mustafa Pasha, Laze Pasha nga Palasa e Himarës, Qeveritar I Vlorës në vitin 1518 dhe në kohën e luftës detare nërmjet të flotës Otomane dhe te Krishtere të përbërë prej fuqivet të Papës, Napolit, Venecianvet etj.

Si Komandant të këtyre në Flotën Turke përmendet Ali Pasha, Përtef Pasha, Mustafa Kolubi Pasha, Mimur Reiz, Ballabut Seider Bej, Gjahur Ali Pirat, Karahoxha Qeveritar I Vlorës e të tjerë është vërtetuar që përdorin kafenë dhe e përhapën këtë në Shqipërië. Nërmjet të këtyrevet ish edhe Mehmet Bej Shiroka më 1570. dhe duhani u përhap pas Kryengritjes që u bë në Toskërië më 1654 prej Mustafa Pashës. Një  herë tjetër shpresojmë të kthehemi më gjatë mbi këtë themë shoqërore.

P.S.Ky punim është marr nga revista “Njeriu”.Revist e permuejshme shpirtnore kulturore.

Nr.3,Shtator,1943.Kjo revist është botuar në Shqipërin e asj kohe.Revista ka qënë organ i bektashinjëve Shqiptar dhe ka mbuluar një hapsir kohore nga korriku i  vitit 1942 deri në shtator të vitit 1944.Punimi është marr ashtu sic është botuar në atë koh pa hjek dhe pa shtuar asgjë.

[1] Duhet pëmendun këtu se n’Islamizëm bazë ashtë mendja:”El-dijnu aklun vel-aklu dijnun”,që d.m.th.”Feja asht mendja dhe mendja asht fe”-(Drejtimi).

 

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet