Hungaria dënon me burg dy të dyshuar të PKK-së

Një gjykatë hungareze ka dënuar një çift të martuar me dy vjet burg për lidhje me grupin terrorist YPG/PKK.

Agjencia hungareze e lajmeve MTI raportoi se Gjykata Komunale Szeged dënoi çiftin për financim të terrorizmit dhe se çiftit po ashtu i është caktuar një ndalim prej tetë vitesh të hyrjes në Hungari, transmeton AA.

Burri u bashkua me grupin terrorist të PKK-së në vitin 2009 dhe që nga viti 2014 me gruan e saj iraniane ka punuar për YPG-në, degën e saj siriane.

Çifti kërkoi azil nga qeveria hungareze pasi arriti kufijtë e saj me ndihmën e kontrabandistëve.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare, PKK-ja e listuar si një grup terrorist nga Turqia, SHBA-të, Bashkimi Evropian (BE), ka vrarë rreth 40 mijë persona, përfshirë civilë të shumtë.

Turqia, nga ana e saj, është zotuar se do të fillojë një fushatë anti-terroriste në lindje të lumit Eufrat, veçanërisht duke shënjestruar YPG/PKK-në.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet