Humb jetën një person pasi u rrah tek nënkalimi në Prishtinë

Një person ka humbur jetën, pasi është rrahur tek nënkalimi në rrugën “Bill Cllinton” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, i cili ka bërë të ditur se rasti në polici është njoftuar rreth orës 17:51.

“Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës ‘Bill Cllinton’, saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, këto janë të dhënat fillestare, policia po mbledh të dhëna rreth rastit”, thuhet në njoftim e Krasniqit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet