Huawei do të vazhdojë t’u ofrojë shërbime klientëve

Kompania kineze Huawei, pas vendimit të Google-s për kufizime të caktuara, njoftoi se klientëve të saj do të vazhdojë t’u ofrojë mbështeje të sigurisë dhe shërbime pas shitjes së pajisjes.

Huawei përmes një deklarate thekson se kontribuon ndjeshëm në zhvillimin dhe rritjen e sistemit operativ Android në botë dhe që, si një nga partnerët më të rëndësishëm global të Android-it, vazhdon të punojë me platforma për të zhvilluar ekosisteme që do të jenë të dobishme si për konsumatorët ashtu edhe për sektorin, transmeton AA.

Kompania potencon se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe shërbime për të gjitha pajisjet e shitura Huawei dhe Honor, si dhe për ato që janë në depo.

Huawei deklaroi se kompania do të vazhdojë të formojë ekosistem të qëndrueshëm dhe të sigurtë me qëllim të ofrimit të përvojave më të mira të gjithë klientëve në mbarë botën.

Pasiqë administrata amerikane vendosi në listën e zezë gjigantin teknologjik kinez, Google solli vendimin për zbatimin e kufizimeve të caktuara për Huawei në qasjen e sistemit operativ Android.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet