Hoxha nga Kosova thërret ezanin në Meke (Video)

Më shumë se dy milion haxhilerë kanë mbushur qytetin e shenjtë të Mekës, e në mesin e tyre gjenden edhe shumë kosovarë që po kryejnë obligimin e haxhi.

Sipas një lajmi te portalit mesazhi, në mesin e tyre është edhe imami kosovar që shërben në xhaminë e Rahovecit, Amir Sylka i cili ka kënduar Ezanin në njërën nga xhamitë e Mekës.

Thirrja e tij për namaz (Ezani) ishte tejet emocionuese, ndërsa duke e parë videon, shihet se ka pasur shumë të pranishëm në atë xhami./mesazhi/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet