Hoti: Sulmi ndaj gazetarëve, përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pas dhunës fizike ndaj gazetarit Visar Duriqi, duke e quajtur të papranueshëm dhe sulm ndaj fjalës së lirë.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë.

Lexoni të plotë postimin:

“Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është sulm ndaj fjalës së lirë dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Ftoj organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti qyqar, ndërsa gazetarit Duriqi i uroj shërim dhe kthim sa më të shpejt në kryerjen e detyrës së tij.

Dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë, e cila nuk duhet te tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi