Hoti: Respektojmë çdo vendim të Kushtetutës, do organizojmë një tryezë për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se ai do ta respekton çdo vendim i cili del nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me votimin e deputet Etem Arifi në ditën kur u formua Qeveria Hoti 

Hoti po thotë se dihet qëndrimi i Qeverisë dhe do të sillen në përputhje me vendimin që del nga Gjykata Kushtetuese rreth votës së Etem Arifit.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ju e dini qëndrimin tonë standard që e kemi pas. Çfarëdo vendimi që del nga ajo gjykatë do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim”, tha Hoti.

Kryeministri ka paralajmëruar se së shpejti do të organizohet një tryezë me të gjitha partitë politike për të parë nëse ka vullnet që të gjendet zgjidhja për postin e presidentit.

Sa i përket qëndrimeve të ndryshme nga partitë për çështjen e presidentit, Hoti thotë se të gjitha qëndrimet dhe mospajtimet do të ishin zgjedhur në këtë tryezë.

“Duhet të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese. Shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim që të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”, tha Hoti para mediave.

“Secila prej partive duket ka qëndrime të caktuara. Nuk jemi ulur në tryezë të partive politike parlamentare për të parë nëse ka vullnet që të zgjedhet një president, dhe nëse ka vullnet cilat janë propozimet e partive. E dimë propozimin e AAK-së, tash po duket edhe të PDK-së. Besoj që ditëve të ardhshme organizohet kjo tryezë dhe të shohim se si mund të shkojmë përpara”, shton ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi