Hoti: Pasi të hyjë Ligji për Rimëkëmbje në fuqi pas tetë ditësh, mund të tërhiqen online paratë e Trustit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se pasë tetë ditësh do të hyjë në fuqi Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ai në një konferencë për media sot ka deklaruar se pas kësaj qytetarët do të mund të nxjerrin online paratë e tyre nga trusti pensional, njofton Klan Kosova.

“Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që sapo është miratuar kemi shumë përfitime. Sot menjëherë me statistika kemi nxjerrë disa prej aspekteve kryesore, qytetarët 212 milionë euro mund t’i tërheqin nga Trusti Pensional”.

“Do të ketë fond në buxhetin e Kosovës prej 200 milionë eurove për bizneset. Një fond tjetër prej 20 milionë euro është vetëm për punëtorët që humbin vendet e punës. TVSH-ja do të largohet në lëndë të parë për prodhuesit vendor”.

“Gjithashtu, do të ketë lirim për të gjitha interesat dhe ndëshkimet, për të gjitha kompanitë në vonesat e pagimit të tatimeve të ndryshme. Do të ketë ulje të TVSH-së në gastronomi për 8 përqind. Pos këtyre, do të formohet edhe fondi për garantim të kredive për mbulimin deri në 80 përqind të kolateralit për kredit që marrin bizneset private, e cila besoj se do të rigjenerojë miliona euro në ekonomi”, ka thënë Hoti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi