Hoti: Kurti ka tendenca për të ndërtuar teori konspirative, nuk ka marrëveshje me Serbinë

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka tendenca për të ndërtuar teori konspirative. Ai tha se nuk ekziston një marrëveshje e fshehtë mes Serbisë dhe Kosovës.

‘’Kemi thënë hiqni taksën dhe vazhdojmë deri sa kalon kriza. Por ai, edhe pse punon vetëm një kat larg meje, shkarkon ministrin pa asnjë vërejtje paraprake për dy muaj’’, tregon ai.

‘’Ka një problem psikologjik mes tij dhe Thacit. Nuk mundet ky vend të vuaj nga frika që ka ai prej presidentit’’

Tutje Hoti thotë se bisedat në Këshillin e Sigurisë së Kosovës nuk bëhen publike, dhe se Kurti është dashur ta dijë këtë.

‘’Të ju tregoj dicka, lëshimi më i madh që ka bërë ai nga Këshilli i Sigurisë së ministrave është se nuk komentohen në publik. Atë natë më kanë thirrë nga një medium dhe vetëm i kam treguar se vetëm kemi biseduar pëe gjendjen nëpër të cilin po kalojmë. Lajmet nuk dalin prej aty. Këshilli funksionon në kushte të jashtëzakonshme. Për cfare puci bëhet fjalë. Kjo është demagogji. Kurti ka tendenca për të ndërtuar teori konspirative. E bëri edhe dje në Kuvend. Nuk ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë.’’, shton Hoti. /Express/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet