Hoti e Zemaj heshtin përballë 16 viktimave nga Covid-19, vazhdojnë rutinën e tyre

Në përditësimin e sotëm për 24 orë në Kosovë janë raportuar për 24 orë 16 vdekje, ndërsa janë regjistruar edhe 258 raste të reja, e edhe pas kësaj Kryemnistri Avdullah Hoti dhe Ministrit i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk kanë reaguar por kanë vazhduar me rutinën e tyre, dhe konferencat për media, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës Zemaj pas publikimit të rasteve ka publikuar një fotografi në Facebook, ku bënë thirrje që të respektohen masat, por nuk e tha asnjë fjalë për numrin e madh të vdekjeve. Njejtë dhe pas asnjë prononcim për këto vdekje ka vazhduar edhe Hoti, i cili ka vizituar BIK’un sot.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mesazhet e qarta që vazhdimisht i ka dhënë, duke punuar me Qeverinë tash e gjashtë muaj për menaxhimin e situatës.

“E falënderoj në veçanti për mesazhin e qartë që sot dha, si lutje për të gjithë besimtarët, për ketë festë të madhe për të gjithë besimtarët, që ta respektojnë edhe vendimin e Qeverisë, edhe kërkesën që ka Bashkësia Islame. Është tepër me rëndësi ky bashkëpunim që kemi, sepse vetëm duke i bashkërenditur aktivitetet tona, ne mund të kemi sukses në luftimin e kësaj pandemie që nuk është vetëm te ne, por në nivel global”, tha kryeministri Hoti.

Situata në Kosovë po vazhdon të vazhdon të jetë shqetësuese, 16 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se 258 raste të reja janë shënuar në Kosovë, nga gjithsej 480 mostra

Kategoritë
LajmeVendi