Hong Kongu ndalon tubimet me më shumë se dy persona

Hong Kongu ka ndalur tubimet me më shumë se dy persona, derisa vendet në mbarë botën po mundohen ta vënë nën kontrollin coronavirusin, shkruan Sky News.

Ky vend gjithashtu ka ndaluar ngrënien e ushqimit nëpër restorante duke bërë të obligueshme bartjen e maskave në vendet publike, në veçanti në hapësirat ku ekziston rreziku më i madh për përhapje të coronavirusit

Autoritet e këtij vendi kanë raportuar sot 145 raste të reja me COVID-19, një rekord i ri në baza ditore. E masat e reja mbrojtëse që pritet të hyjnë në fuqi nga e mërkura, janë të parat prej shpërthimit të pandemisë që rreptësisht ndalon ngrënien e ushqimit nëpër restorante.

Sekretari Matthew Cheung, tha se “situata është shumë brengosëse” pas shpërthimit aktual që po konsiderohet si më i rëndi që ky qytet e ka përjetuar nga fillimi i pandemisë.

Cheung tha se masat e reja do të aplikohen në një territor me popullsi prej më shumë se shtatë milionë. E tëra kjo po bëhet nga frika se mund të vie deri te një valë e re e infeksioneve.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet