Historitë prapa logove të studiove të Hollivudit (Foto)

Sa herë që shikojmë një film në shtëpi ose në kinema, para se të fillojë filmi shfaqet një logo.

Pse? Sepse kjo tregon se kush e punoi filmin. Logoja është shumë e rëndësishme për prodhuesit e filmave për shkak se përfaqëson kompaninë dhe të gjithë filmat që ajo ka prodhuar.

Por, a e keni ditur historinë prapa këtyre logove?

DreamWorks

DreamWorks është një kompani e ri, e themeluar më 1994 nga Steven Spielberg. Ai dëshironte një imazh kompjuterik për logon e tij. Atij i erdhi ideja e një djali të ngjitur në hënë për të peshkuar. Djali i ngjitur në hënë ishte biri i tij.

Columbia Pictures

Columbia Pictures u themelua më 1918. Por, si logo në fillim përdorej emri ‘Cohn-Brandt-Cohn Film’. Gjashtë vite më vonë kompania ndryshoi emrin në emrin aktual. Është një emër historik dhe poetik i përdorur për SHBA-në dhe gruaja në logo është përfaqësimi vizual i kësaj ideje

e.

Metro-Goldwyn-Mayer

Kjo është logoja më ikonike e të gjitha kohërave. Logoja në fakt është më e vjetër se vetë kompania. Ajo ishte krijuar më 1916 nga Howard Dietz për Goldwyn Pictures që u bashkua me Metro Pictures dhe Louis B. Mayer Pictures për të krijuar MGM më 1924.

Logoja origjinale përmbante luanin e kompanisë të quajtur “Leo”, por një numër luanësh të tjerë u përdorën më vonë. Luani në logon e tyre ekziston edhe sot e kësaj dite. Ka shumë fotografi që qarkullojnë në internet të cilat tregojnë se si ishte krijuar logoja me luan, por që shumica prej tyre janë mashtrime.

Kjo është një fotografi origjinale:

Disney

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Logoja e Disney është mjaft e njohur edhe këto ditë. Por a e keni ditur se kështjella në logo është në fakt një kështjellë e vërtetë? Kështjella është “Neuschwanstein” në Gjermani.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet