Historia e kameramanit anglez: Para 22 vjetësh e xhiroi gjendjen në Kosovë, dje ndeshjen me Anglinë

Kameramani i televizionit ITV Football, Chris James, nuk kishte nevojë t’i lexonte ata artikuj për të mësuar rreth historisë së “Dardanëve”.

Kameramani Chris James mbrëmë e xhiroi Kombëtaren e Kosovës duke e zhvilluar një ndeshje kundër Anglisë, në stadiumin “St.Mary’s”, 22 vjet pasi e kishte xhiruar gjendjen e vështirë në Kosovë, në vitin 1997.

Historia e ngritjes së Kosovës si shtet dhe si ekip kombëtar u rrëfye nga shumë media britanike sportive, mirëpo kameramani i televizionit ITV Football, Chris James, nuk kishte nevojë t’i lexonte ata artikuj për të mësuar rreth historisë së “Dardanëve”.

James kishte qenë dështimar i situatës në Kosovë, pasi që ai vetë kishte xhiruar në territorin e vendit në vitin 1997, siç tregon gazetari i ITV Sport, Gabriel Clarke, transmeton lajmi.net.

Tani, 22 vjet më parë, James u bë vetë dëshmitar i ngritjes së Kosovës, ashtu siç është cilësuar nga mediat britanike “nga joekzistente në prag të kualifikimit për EURO 2020”, pasi që xhiroi në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Anglisë. /Lajmi.net/ 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet