Hipokrizi presidenciale (Foto)

Vizita e Presidentit Hashim Thaçi në Paris, ka vazhduar të komentohet nëpër rrjetet sociale. Takimet me liderë të ndryshëm, radhitja përkrah tyre gjatë ceremonisë, “raportimet” e vet presidentit për takimet, morën tërë vëmendjen e opinionit publik – shkruan Gazeta e Re.

Vetëm pak muaj më parë pasi pat akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, për lidhje me Rusinë, ai nuk hezitoi që gjatë vizitës së fundit në Paris, t’i shtrëngonte duart me Presidentin Vladimir Putin.

“Gjithashtu lideri i VV duhet të përgjigjet edhe për njerëzit e Putinit të cilët i ka instaluar në Ballkanin Perëndimor, emri i të cilit lakohet ndonjëherë, në vende të ndryshme të Ballkanit dhe jashtë” – pat thënë presidenti gjatë një konference për shtyp në mars të këtij viti.

Por kanë mjaftuar vetëm pak muaj që ai ta harrojë këtë akuzë të rëndë dhe t’i shtrëngojë duart, jo me njerëzit e Putinit, por me atë vet.

Gjithsesi, Albin Kurti, lider i VV-së, duke e komentuar këtë takim të beftë, shkroi që:

Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi.”

Nga ana tjetër, ky takim, sipas ish ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiq, ka qenë i koordinuar nga Aleksandër Vuçiq. Këtë akuzë ndaj Vuçiqit ai e adresoi nga profili i tij zyrtar në facebook:

Kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e vizitës së tetorit të Vuçiqit në Moskë, ku ia prezantoi Putinit planin e tij dhe të Thaçit për ‘demarkacion’, që nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Turp mbi turpin. Kjo nuk do të ndalet derisa në krye të shtetit është palaço i paturp dhe paskrupullt” – përcjell Gazeta e Re.

I mllefosur nuk u shfaq vetëm Jeremiqi, por edhe qytetarë të shumtë nga Kosova. Një pjesë e tyre ia kujtoi presidentit akuzën ndaj Kurtit, një pjesë e përkrahën, ndërsa një pjesë u tallën me të.

Gallata që shpërtheu, u ilustrua edhe me foto, të cilat u modifikuan e u ri-dizajnuan për të “korrur” më shumë efekt. Disa prej tyre u bënë virale në rrjetet sociale. Nën tisin e sarkazmës, fshihej akuza ndaj presidentit për hipokrizinë e dëshmuar.

Ua kujtojmë që Kurti i qe përgjigjur edhe atëherë, duke e cilësuar Thaçin si “polic në bodrume”:

I mjeri Javert

Ky nuk mund  jetë president, me gjithë këtë dëshirë  ka për t’u bërëinspektor policie. Mendja e Thaçit është një vorbull  i dhemb atij e i kushton Kosovës. Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi. Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91.

Kështu debati për “lidhjet me Rusinë, me Putinin apo me qarqe të ndryshme ruse”, që nuk cilësohen si pozitive në diskursin publik vendor, duket që do të shpërthejë përsëri.

Ani që disa nga liderët me të cilët u takua (si Trump, Merkel e Putin), nuk ndajnë pikëpamje të njëjta me idetë e tij për ridizajnimin (ndarjen, ndryshimin, shkëmbimin apo korrigjimin), e kufirit me Serbinë, ai ka thënë se të gjithë, pa përjashtim, e kanë mbështetur atë në këtë kauzë të re.

Përkundër përpjekjes, Parlamenti i Republikës së Kosovës dështoi të miratonte një rezolutë për t’ia vënë ca vija të kuqe presidentit në këtë proces dhe përkundër që edhe Kryeministri është shfaqur kundër ideve të tij për sa i përket kufirit me Serbinë, ai duket i vendosur që t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i epen, për t’i shtrënguar duart me secilin prej liderëve botëror me të cilët do të takohet./I.Topanica/Gazetaere,com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e Ditës

Të ngjajshmet