Hidhet themeli i reaktorit të dytë të Centralit Bërthamor Akkuyu në Turqi

“Kur të fillojmë ndërtimin e katër njësive, rreth 15-16 mijë njerëz do të punojnë këtu”, tha ministri turk Fatih Dönmez.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Fatih Dönmez, njoftoi sot se është hedhur themeli për njësinë e dytë të Centralit Bërthamor Akkuyu, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kur të fillojmë ndërtimin e katër njësive, rreth 15-16 mijë njerëz do të punojnë këtu”, tha Dönmez.

Në përgatitje të punësimeve në uzinë, Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Ministria e Arsimit Kombëtar ranë dakord të përditësojnë kurrikulën për të përfshirë arsimin bërthamor në shkollat e mesme profesionale, veçanërisht në Mersin ku ndodhet uzina.

Dönmez vlerësoi lartë uzinën bërthamore, reaktori i parë i së cilës do të fillojë funksionimit në vitin 2023, si një nga më të fuqishmet dhe më të sigurtat në botë.

Një marrëveshje ndërqeveritare u nënshkrua midis Turqisë dhe Rusisë në maj të vitit 2010 për Akkuyu që do të përbëhet nga katër njësi energjitike VVER-1200 me një kapacitet të instaluar total prej 4.800 megavat.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kryesuan ceremoninë e fillimit të punimeve të mbajtur më 3 prill 2018, përmes një videokonferencë nga Ankaraja.

Kategoritë
BotaLajme