Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës

Tetë skuadra kanë mbetur edhe në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, janë mësuar edhe çiftet e çerekfinalistëve të Ligës së Evropës.

Ndeshja kryesore e këtij raundi do të zhvillohet mes Napolit dhe Arsenalit, që njëherësh këto dy skuadra janë edhe mes favoritëve për ta fituar trofeun.

Chelsea ishte me fat pasi do të ballafaqohet me Slavia Pragën.

Në këtë raund do të kemi edhe një derbi spanjoll, ku Villarreal do të sfidojë Valencian.

Kurse çifti i fundit është ai në mes të Benficas dhe Eintracht Frankfurtit.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill, kurse ato të kthimit më 18 prill.

Çiftet:

Arsenal – Napoli

Villarreal – Valencia

Benfica – Eintracht Frankfurt

Slavia Praga – Chelsea

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet