“Heronjtë e fitores së Karabakut janë krenarë që bëjnë stërvitje me ushtarët turq”

Në stërvitje ushtarët azerbajxhanas me ushtarët turq zhvillojnë mbi shumë skenarë operacione ajrore dhe tokësore.

Ushtarët azerbajxhanas janë të kënaqur që ushtrojnë detyrën krah për krah me ushtarët turq në stërvitjen dimërore që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) zhvillojnë në qytetin Kars, raporton Anadolu Agency (AA).

Heronjtë e fitores së Karabakut, bashkë me ushtarët turq vazhdojnë “Stërvitjen dimërore-2021” në zonën e qitjes dhe stërvitjeve ‘Oficeri dëshmori İlhan Hamlı‘ në qytetin Kars që zhvillohet nga Komanda e Brigadës së 14-të të Mekanizuar të Këmbësorisë nën administrimin dhe drejtimin e Komandës së Korpusit të 9-të.

Në stërvitje ushtarët azerbajxhanas me ushtarët turq zhvillojnë mbi shumë skenarë operacione ajrore dhe tokësore.

“Për ne është nder të luftojmë krah për krah me ushtarët turq”

Komandanti azerbajxhanas i njësisë së tankeve, kapiteni Farız Velıyev në një deklaratë për AA tha se tashmë kanë arritur në ditën e fundit të stërvitjes.

Kemi ushtruar detyrën në kushte të vështira të dimrit, tha Velıyev i cili shtoi se “Unë jam tankist dhe do të kryejmë qitje me tanke, jemi shumë të emocionuar. Të luftojmë krah për krah me ushtarët turq për ne është nder dhe një përvojë e madhe. Ndodhemi këtu me ndjenja dhe emocione shumë të bukura, po përmbushim një detyrë shumë të ndershme dhe të rëndësishme”.

Në stërvitje marrin pjesë një personel prej 1.268 pjesëtarë, 190 lloje të ndryshme të automjeteve si dhe 218 lloje dhe kalibra të ndryshme të armëve.

Kategoritë
BotaLajme