Heroina në Kapshticë, pezullohet shefi i Krimit në drejtorinë e Kufirit Korçë

Pronari i linjës së autobusëve Shqipëri-Greqi, ku ditën e djeshme u gjet 2 kg heroinë nga policia greke mban postin e shefit të Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Paraditen e sotme, Edmond Çela është pezulluar nga detyra, pikërisht për shkak të historisë me lëndën narkotike të kapur nga pala greke në Kapshticë.

Çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa policia e Korçës po heton për mundësinë e implikimit të personave të tjerë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë.

Pjesë e këtij hetimi të hollësishëm do të jetë edhe oficeri i policisë Edmond Çela.

Mësohet se edhe policia shqiptare kishte dyshime për lëndën narkotike në autobus, por nuk arriti ta gjejë. Për këtë shkak autobusi është rikontrolluar nga pala greke me aparatura më speciale.

Dyshimi u konfirmua me gjetjen brenda autobusit të 2 kg heroinë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet