Haziri: Mosqartësimi i postit të presidentit në afat kushtetues i krijon hapësirë Thaçit të punojë me opozitën

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur rreth takimeve të ndodhura së fundi me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Haziri ka thënë se në negociatat mes Mustafës e Kurtit, po kërkohet zotim politik për të zgjidhur bashkë problemet, njofton Klan Kosova.

”Nuk kemi nevojë të lejojmë bomba politike të kurdisura, që sa herë ndodhë pozita e ardhshme ta rrëzojë qeverinë e re. Kemi thënë zotim politik për t’i zgjidhur bashkarisht problemet”.

”Është vetëm çështje ditësh, durimi nuk duhet të humbë por edhe ne nuk duhet të bëjmë presion publik. Kjo është pika që kemi vendos, por e din kolegët tanë nga Vetëvendosje se në 6 javët e fundit kemi pasur vullnet për angazhimet tona”.

”Presidenti vjen si zotim i dy partive mes vete. LDK i ka dhënë dy presidentë kësaj republike të tretin e ka nda. Edhe Atifete Jahjaga ka treguar zotësi, e ne duhe ta evitojmë presidentin në zarf apo nga jasht”.

Por çka nëse nuk qartësohet pozita e presidentit në afatin kushtetues?

”Edhe kjo është një frikë që mosqartësimi i pozitës së presidentit në afat kushtetues mund t’i krijojë hapësirë Hashim Thaçit të punojë me opozitën për të krijuar ambient të favorshëm për të”.

Numri dy i LDK-së, Lutfi Haziri, në Info Magazine foli edhe për qëllimet e LDK-së për bashkëpunimin politik me VV-në, njofton Klan Kosova.

”Synimi ynë është që LDK dhe Vetëvendosje në Kuvend, të marrim zotime. Tani dhe ne po e shohim pak me tendencë që të eliminohet ndarja e përgjegjësive kushtetuese”.

”Nëse largohet nga tavola një mënyrë e tillë e ndarjes së presidentit nuk është mënyrë e mirë e ndarjes së partneritetit. Me konfigurimin politik do të dilte një pozitë jashtëzakonisht e madhe”.

”Mospajtimin e parë për tema e kemi dëgjuar nga autoriteti i lartë i Vetëvendosjes. Dëshmitar i vetëm është veç zoti.  Jemi dakorduar nga fillimi që ne punojmë pa ndërmjetësues, i zgjidhim problemet vet”.

”Në momentin që ka vështirësi të zgjidhet problem janë ekipet 3+3. LDK nuk ka opsion tjetër ose del në opozitë.  Asnjë kusht politik nuk ka në tavolinë. Kjo është hapje e rrugëve, kanë mbetur dy pozita të tjera në nivel të Kushtetutës me u zgjedh”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet