Hauai, nga vullkani po dalin ‘blloqe balistike’ (Video)

Vullkani që ka shpërthyer në Hauai po nxjerr nga krateri të ashtuquajturit “blloqe balistike”, me madhësinë e pajisjeve të kuzhinës dhe autoritetet po paralajmërojnë se gjendja në rrugët e zonave përreth tij mund të përkeqësohet.

Një zonë e re e malit Kilauea filloi të shpërthente gati dy javë më parë dhe llava ka shkatërruar dhjetëra shtëpi e ka detyruar qindra njerëz të evakuohen. Tërmete me magnitudë 4.4 janë ndier në pjesë të ishullit. Pllakat e hirit mund të shihen edhe nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet