Haskuka: Për çfarëdo manimipulimi me vota duhet të fillohen hetime nga organet përgjegjëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar në lidhje me mos shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve edhe pas dy javë që nga përfundimi i tyre, shkruan Kosova Post.

Sipas tij kjo është e pakuptimtë për një vend demokratik që ka më pak se një milion votues ndërsa KQZ në vend të rezultateve përfundimtare merret ende me numërim dhe rinumërimi.

Më tej Haskuka ka shtuar se refuzimi i më shumë se 25% të votave të diasporës është i papranueshme dhe e cenon të drejtat qytetare që I garanton kushtetuta, prandaj duhet reformë që të mundësojmë mërgatës të drejtat e tyre kushtetuese.

Postimi i plotë:

Po bëhen dy javë që nga data e mbajtjes së zgjedhjeve, ende nuk shpallen rezultatet përfundimtare. Numërim, rinumërim, numërim, rinumërim…

Kjo është e papranueshme për një vend demokratik, aq më shumë kur kemi parasysh që këmi më pak se një million votues.

Me vendimet e KQZ-së më shumë se 33% i kutive po rinumërohen, nga raportimet po shihet që rinumërimi I kutive nuk do të ndryshojë numrin e votave për partitë politike. Në anën tjetër për kandidatë brenda partive ka ndryshime dhe kjo po tregon që ka pasur përpjekje të komisionarëve për të manipuluar me votat e kandidatëve.

Për cfarëdo manimipulimi me vota duhet të fillohen hetime nga organet përgjegjëse, në mënyrë që të evitohen situata të tilla në të ardhmen.

Refuzimi i më shumë se 25% të votave të diasporës me pretekse të ndryshme është e papranueshme dhe e cenon të drejtat qytetare që I garanton kushtetuta, prandaj duhet reformë që të mundësojmë mërgatës të drejtat e tyre kushtetuese.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet