Hashim Thaçi në vitin 1990 ka shprehur dëshirën për të punuar sigurim i Rugovës

Ish shefi i protokollit dhe truproja i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka thënë se Hashim Thaçi kishte shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e sigurimit të Rugovës.

Merovci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar disa nga prapaskenat e organizimit të Konferencës së Rambujesë.

Autori i librit “Kështjella e (mos) marrëveshjes”, ka thënë se me insistimin e tij Rugova kishte shkuar në Rambuje me një aeroplanë bashkë me Jakup Krasniqin, Ramë Bujën dhe Azem Sylën.

“Duke pasur parasysh se Rama e Jakupi  vetëm disa muaj më parë ishin larguar nga LDK, po i them Ramës [që sapo ka hyrë në aeroplan ku ishte Ibrahim Rugova]: ‘Ramë mirë se erdhe se këtu e ke edhe Komandantin’, duke aluduar në Rugovën për ta relaksuar dhe thyer akullin. Kanë filluar të qeshin dhe ka qenë një atmosferë e durueshme. Nuk ka pasur ndonjë dashni e madhe megjithatë…”.

Adnan Merovci: Thaçi në vitin 1990 ka shprehur pretendim për të punuar në shërbimin e Rugovës (Video)Emisioni i plotë: https://youtu.be/2XsQvN5lSX8

Publiée par RTV Dukagjini sur Mardi 19 mars 2019

Merovci thotë se Thaçi në atë kohë bashkë më Xhavit Halitin kishin udhëtuar nga Tirana.

“Thaçi nuk ka qenë as në hapjen e Konferencës së Rambujesë. Pak para se të shpërndaheshim nëpër dhoma të kështjellës, ai i është bashkangjitur delegacionit”.

Ish shefi i protokollit dhe truproja i presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ka pasur lobime edhe para mbajtjes së Konferencës që Thaçi të jetë kryesues i delegacionit të Kosovës.

“Thaçi ka qenë korrekt me Rugovën kur ka ardhur në Rambuje. Në Rambuje ka qenë takimi i tyre i parë pas shumë vitesh”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Merovci tregon se Thaçi gjatë viteve të ’90 kishte shkuar në shoqatën e shkrimtarëve e madje sipas tij ai kishte shprehur edhe dëshirën për të qenë pjesë e sigurimit të Rugovës.

“Thaçi ka shprehur pretendim për të punuar në shërbimin e  Rugovës në vitin 1990. I kanë thënë për këtë duhet të flasësh me Adnanin, dhe ai nuk ka folur kurrë me mua. Ekzistojnë faktet që ai ka shprehur interesim të punojë në shërbimin e Rugovës”, tha Merovci./Telegrafi/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet