Harrojeni kancerin, ky është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve

Rezistenca ndaj antimikrobeve çdo vit merr 25.000 jetë në BE dhe 700 mijë në mbarë botën. Vlerësohet se deri në vitin 2050, do të jetë shkaku më i zakonshëm i vdekjes sesa kanceri, përveç nëse merren disa masa drastike.

Pjesa më e rëndësishme e përpjekjeve të BE-së për të adresuar këtë problem është ndalimi i përdorimit të papërgjegjshëm të antibiotikëve.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve përshpejton zhvillimin e baktereve rezistuese dhe redukton efektivitetin e barnave, të cilat sipas ekspertëve kërcënon bazat e sistemit mjekësor.

Organizata e konsumatorëve evropian vlerëson se problemi i rezistencës ndaj antibiotikëve po rritet në mënyrë të shpejtë që edhe infeksionet e zakonshme mund të bëhet vdekjeprurës në 20 vitet e ardhshme.

Kjo organizatë ka deklaruar se terapitë si transplantimi i qelizave burimore, transplantimi i palcës, kimioterapia dhe trajtime të tjera që dobësojnë sistemin imunitar, për shembull artrit reumatoid ose sklerozë të shumëfishtë, do të jenë të pamundura pa antibiotikë.

Përdorimi i barnave antimikrobe, përfshirë antibiotikët, në fermat e kafshëve është një nga shkaqet kryesore të rezistencës në rritje.

Kafshëve shpesh u jepen antibiotikë për arsye parandaluese, jo për shkak se janë të sëmurë.

Drejtoresha e Organizatës Evropiane të Konsumatorëve, Monika Gojens tha se nëse vazhdohet me praktika të dëmshme, rezistenca ndaj antibiotikëve së shpejti do të arrijë në pikën pa kthim.

Përkundër ndërgjegjësimit më të madh të rreziqeve shëndetësore, vlerësohet se në periudhën 2020-2030 prodhimi i këtyre barnave për kafshë do të rritet me 67 për qind.

Organizata evropiane e konsumatorëve më 2013/14 ka kryer hulumtimin në nëntë vende evropiane Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Holandë.

Ajo zbuloi se deri në 70 për qind e mostrave të produkteve të mishit janë të ndotura me baktere rezistente ndaj antibiotikëve. Disa lloje të baktereve të gjetura në mostrat ishin rezistente ndaj disa barnave të ndryshme.

BE-së në qershor të vitit 2017 miratoi një plan veprimi për të luftuar rezistencën antimikrobe, e cila ka për qëllim të mbledhë të dhëna dhe për të vendosur “objektiva të matshëm” për të reduktuar praninë e baktereve rezistuese në bagëti dhe për të siguruar përdorimin më efikas të antibiotikëve te njerëzit.

Përveç implikimeve shëndetësore të rezistencës në masë ndaj antibiotikëve, ekspertët parashikojnë se ky problem, nëse nuk reagohet, deri në vitin 2050 do t’i kushtojë ekonomisë botërore me një situatë të vështirë financiare ngjashëm me atë të vitit 2008./KP/

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet