“Haradinaj s’mund t’i vlerësojë gazetarët”

“Mendoj se përgatitjen e gazetarëve e vlerësojnë pronarët e mediave, ndërsa i fundit që duhet ta bëjë këtë gjë është kryeministri i vendit. Ajo që kemi parë sot ka qenë ofenduese”.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Shkëlqim Hysenaj, ka thënë se nuk është në thirrjen e kryeministrit të vendit të vlerësojë profesionalizmin e gazetarëve.

Duke komentuar reagimin e të parit të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ai ka deklaruar se shefi i qeverisë reagoi në mënyrë të papranueshme dhe ofenduese.

“Ky reagim në ditët e para të Haradinajt si kryeministër është i papranueshëm. Është formë joadekuate për t’iu përgjigjur një pyetje të gazetarit. Edhe në komunikatën që është dërguar pas reagimit të AGK-së ka fyerje të gazetarëve. Zyra e Kryeministrit duket se nuk e ka fare problem t’i quajë të padijshëm gazetarët. Mendoj se përgatitjen e gazetarëve e vlerësojnë pronarët e mediave, ndërsa i fundit që duhet ta bëjë këtë gjë është kryeministri i vendit”.

“Ajo që kemi parë sot ka qenë ofenduese. Nuk mund të them nëse Haradinaj e ka bërë qëllimshëm. Për më keq, qëndrimi i tij është përforcuar në sqarimin për media. Mendoj që këshilltarët e tij nuk do të duhej që në atë formë ta lëshonin atë sqarim”, tha në Info Magazine të Klan Kosovës,

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet