Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë dialogun me gazetarët për transparencë

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie e përgjithshme të lirisë së shtypit në Evropë në tërësi në vitin 2018.

Këto komente i ka bërë kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Kryeministri është zotuar se qeveria do të vazhdojë të ketë dialog me gazetarët për transparencë dhe llogaridhënie.

Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit”, shkruan kryeministri në rrjetin social Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet