Haradinaj: Marrëdhëniet me Katarin do të fuqizohen

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.

Haradinaj thotë se me Al Marrin kanë vlerësuar se marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Katarit janë shumë të mira dhe do të fuqizohen më tej nëpërmjet marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve të dyanshme, e cila është një parakusht për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Shteti i Katarit ka përkrahur Kosovën në të gjitha periudhat e rëndësishme, që nga pavarësia dhe shtetndërtimi dhe vazhdon mbështetjen për vendin tonë në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, shkruan Haradinaj.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet