Haradinaj: Kur Kadriu flet për luftën kundër korrupsionit më duket që është 1 prilli

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD Ramush Haradinaj gjatë një takimi me qytetarët e Vitisë nuk la pa folur edhe për kundërkandidatët e tij politikë.

Ai ka thënë se kur dëgjon ish-partnerin e tij qeverisës, Kadri Veselin duke thënë se do ta luftojë korrupsionin, i duket që është 1 prilli, derisa për kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani u shpreh se nuk mund ta çkapë shtetin.

Haradinaj: Më duket sikur 1 prilli kur flet Kadri Veseli

“Nuk jemi ne të interesuar veç m’u larguar prej njëri-tjetrit, jam ndarë prej PDK-në, se punova me ta, por kur ishin temat me jetike për vendin nuk qëndronin, nuk e di çka ndodhke, por nuk rrinin në qëndrim. Jemi te interesuar të ecim përpara, por mënyra si po mendojnë që janë më të mirë se ne, p.sh. po e dëgjoj LDK-në e sotme duke thënë e çkapim shtetin, për besë nuk e tutin macen prej për sheshi, me pas qenë si Faruku e do të tjerë ndoshta ose kur ka qenë Ibrahim Rugova krejt kemi qenë me të, por kjo LDK e sotme ju e dini nuk guxonin me u ndie prej Hashimit e prej Kadriut, i bënin rresht. Kadriu po thotë e luftojmë korrupsionin, po më duket sikur 1 prilli kur po flet ai, e Albini po thotë dëshirojmë ta kthejmë edhe njëherë komunizmin e këtyre herëve, e ka provuar Enver Hoxha, e provoi Fidel Kastro, e kush se provoj, koncepti ekonomik nuk shkon mbrapa, ekonomia shkon përpara”, tha ai.

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet