Haradinaj: Kosova nuk do humbë territor, kufiri është në Çakorr (Video)

Në një tubim me qytetarët e Prizrenit, kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA,Ramush Hardinaj ka thënë se Kosova nuk do humb territor dhe se kufiri është dhe mbetet në Çakorr.

Më tej ai tha se nuk do lejoj që në Kosovë të ketë dy republika, edhe të Kosovës edhe të Zajednicës.

“Nuk e duam një Kosovë që nëse sëmuremi të frikësohemi se nuk mund të shërohemi. E duam një Kosovë tjetër, të cilin kur të sëmuremi do besojmë dhe e dimë që do mund të shërohemi. Nuk mund ta lejojë një Kosovë kështu. Një shtet që nuk është i larë. E dua një Kosovë që është e fortë që e respektojnë të gjithë, e jo një Kosovë që mund ta mbaj peng Serbia sa herë të dojë. nuk dua ta pranojë që shteti ynë të humb territor dhe kjo nuk do të ndodh asnjëherë. Kufiri është nëÇcakorr është në kullë, aty ka me mbet. Nuk mund të kemi në Kosovë dy republika, edhe Kosovën edhe “Zajednicën”.

 

 

https://web.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/570717769719308/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet