Haradinaj: I kam bërë kundërshtarët e mi politik të flasin vet me vete

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se kufiri nuk bie në Kuqishtë, por në Çakorr. Sipas tij kjo ka qenë gjithnjë dhe do të mbetet dhe siç tha Haradinaj kush dyshon në këtë, kjo do të vërtetohet shumë shpejt.

Haradinaj tha kështu në Pejë në përmbyllje të fushatës zgjedhore, ku disa herë iu ndërpre fjala nga brohoritjet e shumë qytetarëve që ishin mbledhur në palestrën e sporteve “Karagaç”.

Kryeministri i vendit me këtë rast tha se buxheti për shtetin do të rritet, e veçmas për Dukagjinin, që do të ndikoi në zhvillimin dhe perspektivën e qytetarëve të Pejës.

Haradinaj: Kufiri nuk bien në Kuqishtë, por në Çakorr

Video

“E di se iu kanë bërë shumë të padrejta kësaj treve, por përnjëmend ka ardhur koha që ne me i kryer vet punët tona, e ndoshta s’ka dert që nuk na I ka kryer askush punët tona, sepse ne i kryejmë vet. Me nga 10 kilometra si e kanë bërë rrugën Prishtinë-Pejë, i bike që edhe dhjetë vjet mos me përfunduar. Vitin që vjen me emër të Zotit në dimër e kemi të kryer. Kanë kujtuar që Rugova është një tokë e pa zot, e bëjnë park kombëtarë, ua marrin popullit se “ata nuk din dhe ju a bimë kufirin në gropë”, andaj nuk është ashtu. Aty ku kanë jetuar njerëzit tanë në Rugovë, nëpër vendbanimet e tyre s’ka më park kombëtar, është vend I njerëzve, aty do të jetojnë njerëzit. Kufiri nuk bien në Kuqishtë, por në Çakorr ka qenë dhe ka me mbetur. Kush dyshon në këtë , ka me parë këtë shumë shpejt”, deklaroi Haradinaj.

Ai duke vlerësuar kritikat e kundërshtarëve politik, ku dikush prej tyre ka thënë se “liberalizimi po vonohet”, ai u tha atyre se më nuk po kanë çka të shajnë dhe po flasin gjëra të kota.

Haradinaj: Dikush që nuk po di ku me u kap, po thonë Haradinaj po e lë Kosovën të izoluar

Video

“Kur ka pasur zgjedhje komunale nuk ka fol kush për komuna, por e kanë sharë Qeverinë, mirëpo hajt ta hap dikush gojën ta shan dikush këtë Qeveri, jo se tuten por s’kanë çka me sha. Mbasi s’po kanë çka me sha ja kanë nisë me fol vet me vete po tregojnë gjëegjëza. Kjo Qeveri ka me i kryer krejt punët e këtij vendi.Së shpejti kemi me prit delegacione në Prishtinë që nuk kanë ardhur qe 15 vjet, është hera e parë që po vijnë në Kosovë dhe do ta shihni vet. Do që nuk po dinë ku me u kap, po thonë po na izolon Ramushi, se nuk po shkon në do dasma që po organizohen te fqinjët, mirëpo nuk jam ministër i Turizmit unë, jam kryeministër i shtetit sovran, dhe shkoi vetëm ku është interesi I Kosovës. Unë nuk shkoi në këto dasma për me marr një mëditje dhe me dal në fotografi, fotografia ime jeni ju, është populli im”, theksoi ai.

Kandidati për kryetar Fatmir Gashi tha se programin e tij e ka garantuar me dorëheqje, me një dinamikë të caktuar, një program i cili nisë në ditën e parë të punës.

Ai tha se sot kur po ofrohet ora e fitores janë këtu bashkë për të ndarë rrugën me të keqen. Tashmë sipas tij, në Pejë dihet se ora për ndryshim ka ardhur dhe qeverisjes në ikje po i rrahin akrepat mbrapsht.

“Nga 22 tetori qytetari I Pejës pret që të filloi projekti për punësimin e 5 mijë qytetarëve, për këtë premtim unë e kam formulën ekonomike, buxheti i komunës ka pare vetëm nuk duhet keqpërdorur. Ne më nuk do t’ia lëmë që me 23 milionë euro në vit, që janë parat e qytetarëve , të luajnë ata që I keqpërdorin. Ata mbrojtjen më të mirë e kanë sulmin dhe propagandën. Peja i ka hapur letrat me ta, ata nuk mund të gënjejnë, e të flasin për haraç e zhvatjen përderisa haraçin e zhvatjen e kanë instaluar në komunë bashkë me tenderamoninë… Pas 22 tetorit e di që komunën do ta marr me dënime ët gjykatave që e kanë shkaktuar këta që po ikin dëm prej 2 milionë e 200 mijë euro. Por kjo nuk do të thotë se Peja do të mbetet dimër e verë pa ndriçim publik, dhe nuk do të mbetet nga tre muaj pa ujë të pijes”, tha Gashi.

Ai ka shtuar se në mandatin e parë infrastrukturën do të jetë e barazuar si në qytet, si në fshat dhe si në Rugovë. Sipas tij Peja është qytet me ujë, e nuk ka ujë dhe shtoi se Peja është qytet i ‘esnafit’ Gashi tha se ardhja e tij në komunë do të jetë me një administratë komunale të shëndoshë dhe me kryeministrin Haradinaj po e kthen Pejën në hartën e Qeverisë./kp/

Kategoritë
LajmeVendiZgjedhjet Lokale 2017

Të ngjajshmet