Haradinaj i del në mbrojtje diplomatit amerikan John Bolton i cili ishte kundër pavarësisë së Kosovës  

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk ka dashur t’i komentoj deklarimet e zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës Enver Hoxhaj, për tërheqjen e 10 njohjeve ndaj shtetit të Kosovës pasi që i konsideron si deklarime për përfitime të votave.

Në një konferencë për media Haradinaj doli në mbrojtje të ish-këshilltarit të Presidentit amerikan, John Bolton i cili në janar të vitit 2008 në bashkëpunim me Lawrence Eagleburger dhe Peter W. Rodman, shprehet kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tre opinionistët madje i bëjnë thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, George W. Bush, që të rishqyrtojë politikën e Amerikës në Kosovë; të marrë parasysh shqetësimet e Serbisë mbi atë çështje; të mos krijojë përplasje me Rusinë dhe të ndalojë njohjen e pavarësisë së Kosovës derisa rishqyrtimi të ketë përfunduar.

“Kërkush në Amerikë nuk është për ndarje të Kosovës Amerika ka qëndrua me Kosovën, e do Kosovën është me Kosovën por sugjerimet dhe opsionet që janë quar nga Ballkani kanë shkuar të gabuara”, u shpreh Haradinaj

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet