Haradinaj flet për një koalicion të mundshëm me PDK-në pas zgjedhjeve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për atë nëse do të prishë marrëveshjen me PSD-në dhe arritjen e një koalicioni me PDK-në pas zgjedhjeve.

Ai gjatë emisionit Pressing në T7 ka hedhur poshtë mundësinë e një Qeverie PAN 2.

“Ky koalicion s’ka pasur gjasa të jetë asnjëherë, por ka ndodhur një herë. Por nuk ka logjikë për t’u kthyer. Rruga për të qenë bashkë me PDK-në është këputur. Unë e kam çuar AAK-në dhe PDK-në në shtëpi. Kjo është hera e parë që dikush  ka çuar të gjithë në shtëpi, me dorëheqjen time”, tha Haradinaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet