Haradinaj e quan të papranueshëm vendimin për mos akreditimin e tri universiteteve publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e universiteteve publike të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë sot ka vendosur që mos të akreditojë asnjë program të këtyre tri universiteteve publike.

Haradinaj ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe do të veprojë menjëherë duke ndërmarr hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.

RH

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet