Hapet ‘Panairi i Prodhimeve Vendore 2019’ në Prizren

Prodhues vendorë nga e gjithë Kosova po marrin pjesë në “Panairin e Prodhimeve Vendore 2019” që po mbahet në sheshin e Dëshmoreve në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta e Re.

Në gjithsej 27 shtande prodhues të ushqimeve, veshmbathjeve e prodhimeve artizanale po marrin kështu pjesë në organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në këtë qytet.

Ata kanë mundësinë të shfaqin produktet e tyre para vizitorëve të panairit që nga shtuna për dy ditë rresht në afërsi të Shatërvanit.

Edhe vizitorët u panë të kënaqur me produktet si dhe çmimet me të cilat ofrohen ato.

Ndryshe, Panairi ka qenë i paraparë të organizohet më 28 nëntor  dhe ishte anuluar për shkak të tërmetit në Shqipëri.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet