Hapet panairi i 21-të i librit në Prishtinë, “Botimet FLETA” vjen me tituj të reja…

Me një ceremoni të veçantë është hapur panairi i 21-të i librit në Prishtinë. Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, transmeton Gazeta e Re.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin përfaqësues të institucioneve, fytyra publike e shkrimtarë të shumtë.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se krejt ky organizim është meritë e Shoqatës së Botuesve.

“Ju ftoj të gjithëve që të vizitoni dhe të blini libra e të lexoni, sepse ky është themeli për një shoqëri të shëndoshë”, tha Ahmeti.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi tha se është e jashtëzakonshme se si këtë vit Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit të saj, derisa panairi shënon 21-vjetorin e tij.

Pas Tiranës, ai tha se panairi i dytë më i rëndësishëm është ky i Prishtinës.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Edon Zeneli, tha se mbajtja gjallë e panairit të librit në një vend të vogël si Kosova, përbën kryelajm.

Me këtë rast, ai ftoi që të veprojnë të gjitha institucionet e vendit që të rrisin vëmendjen e tyre për bibliotekat.

“Gjatë panairit do të kemi aktivitete të shumta, janë të pranishëm më shumë se 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, me mbi 1500 tituj të rinj. Për neve, përkundër sfidave, kjo përbën ngjarje jashtëzakonisht të madhe”, tha ai.

Botimet “FLETA” edhe këtë vit do të vazhdojë traditën. Si stand që çdo vit sjell botime ekskluzive, FLETA është një nga botuesit që ofron zbritje të mëdha në mënyrë që të jetë sa më afër lexuesve.

Në panairin e 21-të të librit “Prishtina 2019”, Botimet FLETA prezantohet me tituj të rinj të botuara gjatë muajit Maj te këtij viti, ku në total kjo shtëpi botuese ofron mbi 45 tituj.

“Pos titujve të rinj, që edhe kësaj radhe kanë zgjuar interesimin ende pa dalë në shitje, ne jemi kujdesur që të jemi pranë lexuesve edhe me çmime dhe oferta të volitshme për xhepin  lexuesit”, ka thënë për Gazeta e Re, drejtori i kësaj shtëpie botuese, Emir Hukallo.

“Lexuesit tanimë kanë mësuar një adresë ku në çdo formë jemi në shërbim të tyre”, shtoi ai. /Gazetaere.com/

Kliko për titujt e vitit 2019: botimetfleta.com/titujt2019/tsp

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet